Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi në restorantin në Kamëz/ Pranga 3 personave, në kërkim një tjetër. Shkak, dyshohet gjobëvënia prej 500 mijë euro

schedule10:45 - 16 Nëntor, 2025

schedule 10:45 - 16 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor ‘Motivi’ ku në pranga përfunduan tre persona dhe një tjetër u shpall në kërkim, si autorë të dyshuar të shpërthimit me lëndë plasëse në restrorantin në Kamëz.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në në bulevardin “Nënë Tereza” te restoranti “Perla e Detit”, në pronësi të Klodian Muratit dhe Benard Elezit.

Në prangat e policisë përfunduan tre persona banues në Kamëz: Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç, Flogert Mezhika, 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit.  / abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!