Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka komentuar në konferencën për shtyp situatën e krijuar pas ndeshjes me Andorrën, ku sulmuesi Armando Broja shpërtheu në lot pas zëvendësimit.
Ai theksoi se ka folur me lojtarin, ndërsa shtoi se gjithçka është e tejkaluar tashmë.
“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj Andorrës, një ekip që nuk është e lehtë të mposhtet. Kam folur me lojtarët, me gjithë grupin dhe veçanërisht me Brojën. E kemi zgjidhur bashkë. Ai ishte i zhgënjyer pas ndeshjes,” u shpreh trajneri i kuqezinjve.
Tekniku brazilian shtoi se ekipi duhet të jetë i fokusuar te sfida e radhës.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por duhet ta shijojmë atë që kemi përpara,” tha Sylvinho.

