Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nënshkruhet Memorandumi  “Misioni kundër drogës” ndërmjet Policisë së Shtetit shqiptar dhe atij italian

schedule17:28 - 13 Nëntor, 2025

schedule 17:28 - 13 Nëntor, 2025

Në Romë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe nga Drejtori Qendror për Shërbimet Kundër Drogës, Gjeneral Major i Karabinierëve Giuseppe Spina.

Ky dokument synon rritjen e cilësisë së bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, si dhe zgjerimin e programeve të trajnimit dhe shkëmbimeve profesionale midis strukturave policore të dy vendeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!