“Evita” dhuron dy Implante Kokleare për dy fëmijë

schedule16:55 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 16:55 - 19 Dhjetor, 2019

Përgjatë vitit 2019, Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët në bashkëpunim me kompaninë Evita realizuan dy raste të kirurgjisë së Impiantit Koklear tek dy fëmijë me probleme dëgjimi.

Impianti Koklear është një pajisje elektronike e cila implantohet tek pacienti në mënyrë kirurgjikale dhe i mundëson dëgjimin personave të cilët janë plotësisht të shurdhër apo kanë humbje të thella dëgjimi.

Fëmijët të cilët kanë lindur me këtë patologji duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjes në moshë sa më të vogël, mundësisht nga 1 deri në 5 vjeç, në mënyrë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të mund të fillojnë edukimin në kohë.

Në Shqipëri aktualisht janë rreth 50 fëmijë në listën e pritjes për realizimin e kirurgjisë së Implantit Koklear. Dy fëmijët, të kururar përmes kësaj kirurgjie nga Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët dhe Evita Albania që i kthyen atyre buzëqeshjen e munguar, sot kanë mundësinë të edukohen dhe të kenë të njëjtën cilësi jetese si bashkëmoshatarët e tyre.

Rasti i parë qershor:

Rasti i parë i kësaj kirurgjie është realizuar në Shqipëri në Qershor të këtij viti dhe ka rezultuar me sukses për fëmijën i cili vuante nga mungesa e dëgjimit. Ndërsa rasti i dytë i trajtuar në muajin Shtator, është realizuar së fundmi edhe testi i dëgjimit i cili  gjithashtu rezultoi i suksesshëm. 

Rasti i dytë shtator:

Nëpërmjet realizimit të kirurgjisë së Implantit Koklear te këta dy fëmijë kompania Evita dhe Fondacionit Shqiptarët për Shiptarët i rikthyen atyre buzëqeshjen e munguar, duke i ndryshuar përgjithmonë jetët nëpërmjet realizimit në kohë të kirurgjisë. Tashmë ata mund të dëgjojnë, flasin dhe të edukohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. /abcnews.al