Atentatorët e ekzekutimit mafioz te Gilmando Danit kane vepruar me saktësi duke ditur cdo gje per objektivin dhe itinerarin e tij.
Ne pamjet filmike qe tregojne vrasjen, te siguruara nga Abc News shfaqet momenti kur automjetit tip Benz ku udhëtonte Dani se bashku me mikun e tij i bëhet pritë nga një automjet me targa greke që kishte qendruar në anë të rrugës, ne pritje te makines te gilmando danit
Pasi qendron e parkuar prane rrethorrotullimit dhe pret qe objektivi te kaloje makina e autoreve leviz serish ne rrethrrotullim per tu pozicionuar dhe per te nxjerre armet.
Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina qelloojne me bresheri plumbash në drejtim të makinës se shenjestres, e cila ndalon pas disa metrave.
Më pas, njëri nga atentatoret afrohet drejt automjetit te Danit, nga ana e tij per te qelluar serish mbi ted he per ti siguriar per eliminimin e tij. Ne pamje duket se arma I blokohet dhe ne ndihme I afrohet nje tjeter nga toga e ekzekutimit I cili I jep nje pistolete. Autorit I afrohet makines ne krahun ku qendronte I ulur Gilmando Dani dhe qellon diasa here nga afer për t’u siguruar mbi vdekjen e tij.
Pamjet nga kamerat e sigurise te siguruara nga Abc News tregojne se atentatoret nuk mjaftohen me aq por qellojne serish, pastaj me nxitim largohen drejt makinës “Toyota” dhe largohen me shpejtesi në drejtim të Fushë Krujës, aty ku kanë djegur edhe mjetin me 4 armët e përdorura në ngjarjen kriminale. E gjithe skena e atentatit ka ndodhur ne me pak se dy minuta
Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 50 gëzhoja kallashnikovi
/abcnews.al

