Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Memli Krasniqi dorëhiqet nga PDK/ Lë drejtimin e partisë pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale

schedule15:52 - 12 Nëntor, 2025

schedule 15:52 - 12 Nëntor, 2025

Pas goditjes që mori në zgjedhjet lokale, ku humbi një nga bastionet më të rëndësishme, Mitrovicën e Jugut, Memli Krasniqi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka dhënë dorëheqjen.

Krasniqi largohet nga ky post pas një mandati pesë vjeçar që e mori në qershor të vitit 2021.

Dorëheqja e Krasniqit vjen në një moment shumë të rëndësishëm politik në Kosove, ku ende nuk ka nje qeveri dhe vendi pritet te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.

Në mes të betejes për pushtet, Krasniqi sqaroj tërheqjen me nevojën për reflektim.

“Një parti që beson në zhvillim, duhet të besojë edhe në ripërtëritje. Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes. Prandaj, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. PDK është më shumë se një parti – është një amanet nga ata që luftuan për liri, për shtet dhe për dinjitet. Amaneti mbahet gjallë vetëm kur ne udhëheqim me shembull, me guxim dhe me përulësi. Kjo është detyra e liderit – të dijë jo vetëm si të qëndrojë mirë, por edhe si të largohet mirë.”

Krasniqi bëri një kalim të angazhimit të tij politik ndër vite, që nga anëtarësimi e deri tek posti i kryetarit.

“Ajo që nisi si një angazhim rinor e idealist, u kthye në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës sime. Mbi njëzet vjet angazhim me PDK-në më kanë dhënë nderin të punoj për shtetin tim dhe qytetarët e mi – nga Kryetar i Rinisë Demokratike deri te Kryetar i Partisë Demokratike. Mbi të gjitha, kam pasur nderin e pakrahasueshëm të nënshkruaj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.”

E ardhmja e PDK do të përcaktohet gjatë konventës së Partisë Demokratike të Kosovës që është caktuar të mbahet të hënën e 17 nëntorit, ku do të zgjidhet edhe Kryetari i ri i Partise.

Kjo tërheqje e Krasniqit, lë një nga partitë më të mëdha opozitare në vend pa kryetar, përballë zgjedhjeve të reja të parakohshme që pritet të mbahen në fund të dhjetorit, në rast se kundërshtari i tyre politik Vetevendosja nuk bënë lëvizje të tjera që mund ti sigurojnë asaj qëndrimin ende në pushtet si qeveri në detyrë.

Ngërci politik në Kosovë thellohet dhe bashkë me të edhe pasojat ekopnomike për qytetarët…  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!