LEZHË– Një 49-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, u kap dhe u arrestua në flagrancë i dyshuari për rastin, shtetasi Martin Ndoj 49 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë pistoletë zhurmuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

