Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutohet miku i Emiljano Shullazit/ ABC News siguron foton e mjetit të shkrumbuar të autorëve, u gjetën 4 armë zjarri

schedule18:22 - 11 Nëntor, 2025

schedule 18:22 - 11 Nëntor, 2025

ABC News ka arritur të sigurojë automjetin e atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër.

Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit.

Lidhur me atentatin mafioz që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku viktimë mbeti miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë, policia ka dalë me detaje të reja.

Në automjetin që u shkrumbua në Krujë policia ka gjetur katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!