Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja në Hagë, ‘Hill diplomat i rrallë’, Bajraktari: Dëshmia në funksion të së vërtetës, jemi drejt fundit të procesit

schedule17:22 - 11 Nëntor, 2025

schedule 17:22 - 11 Nëntor, 2025

Ndjeva se duhet të dëshmoja në Dhomat e Specializuara të Kosovës për rastin gjyqësor ndaj zoti Thaci pasi më kontaktuan. Ky ishte shpjegimi që dha diplomati amerikan Christopher Hill pas pyetjes se pse prandoj të bëhet pjesë e procesit.  Ai është dëshmitari i pestë në rradhët e mbrojtjes së presidentit Hashim Thaci.

Avokati Ardian Bajraktari tha se dëshmia e Hill është pjesë e rëndësishme e mbrojtjes dhe se është një diplomat i rrallë që do të hedh dritë drejt të vërtetës.

“Hill ishte pjesë e dëshmitarëve të rëndësishëm të mbrojtjes dhe i kontriboi mbrojtjes dhe së vërtetës, sepse nuk kishte sesi të ishte ndryshe nga dëshmitë paraprake. Dëshmia shkoi në funksion të së vërtetës.

Hill është diplomat i rrallë dhe pjesë e dëshmitarëve të rëndësishëm të mbrojtjes së Thaçit. Po shkojmë drejt fundit të këtij procesi, ku dhe stërzgjatja e procesit ishte prezent. Nga mesi i shtatorit e këtej kemi pasur dëshmi të rëndësishme, këto dy ditë në jo pak raste dëshmitë janë shoqëruar edhe me dokumenta që përforcojnë të vërtetën. Nëse ka drejtësi, do të përfundojë me lirinë e ish krerëve të UÇK.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!