Jetesa e tyre në rrezik, banorët e komunitet rom në Sarandë, protestë para Bashkisë

schedule14:22 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 14:22 - 19 Dhjetor, 2019

Disa familje të komunitetit rom në Çukë të Sarandës kanë protestuar përpara bashkisë. Ata janë strehuar tek godina ish kinoteatrit dhe shprehen se nuk duan të qëndrojnë më pasi godina është e amortizuar.

“Ku do të shkojmë, i kërkojmë ndihmë bashkisë për një shtëpi. Askush nuk mendon për ne. Po qëndrojmë jashtë”, shprehet një banore.

Banorë thonë se janë të gatshëm të qëndrojnë nëpër çadra deri sa të zgjidhet përfundimisht strehimi në banesa sociale.

Këto familje të komunitetit rom janë të vendosur që të qëndrojnë përpara Bashkisë së Sarandës deri sa të gjendet një zgjidhje për strehimin e tyre pasi tek ish – kinoteatri në Çukë kanë frikë të hyjnë brenda./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!