Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vonesat në numërim/ Celibashi thirrje partive politike dhe Kuvendit: Të gjejmë zgjidhje të tjera

schedule13:51 - 10 Nëntor, 2025

schedule 13:51 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ngritur shqetësime për mënyrën se si zhvillohet procesi i numërimit të votave, duke theksuar se modeli aktual nuk është efikas dhe për pasojë krijon vonesa.

Ai shtoi se procesi shpesh nis me vonesa prej 2-3 orësh dhe përfundon pas disa ditësh, çka sipas tij tregon se modeli i numërimit të përqendruar nuk funksionon siç duhet.

Celibashi nënvizoi se ndryshimet në mënyrën e numërimit nuk varen nga KQZ-ja, por janë përgjegjësi e partive politike dhe e Kuvendit, të cilëve KQZ u ka përcjellë tashmë propozimet e saj.

Ai iu drejtua partive politike dhe Kuvendit, ku u kërkoi që reforma zgjedhore duhet të trajtojë këto çështje brenda vitit 2026, në mënyrë që zgjedhjet e vitit 2027 të zhvillohen me një Kod të ri Zgjedhor.

“Numërimi në qendrën e votimit do duhet të biem dakord për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë dhe të numërimit elektronik, ose nëse do ngelet kjo mënyrë do duhet të gjejmë zgjidhje të tjera. Nuk mundet që procesi të fillojë 2-3 orë me vonesë dhe të përfundojë pas disa ditësh.

Numërimi i përqendruar, nuk po hyjmë se pse u vendos, sot na rezulton se nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë, para dhe procesi nuk ka duket i sigurt dhe nuk na duket me integritet.

Tani do duhet ta ndryshojmë pak ose aspak, kjo nuk varet nga KQZ, është çështje e partive politike dhe e Kuvendit.

Ne i kemi përcjellë mendime dhe propozimet tona, tani mbetet në dorën e tyre për ta vlerësuar. Është e qartë për të gjithë që kjo mënyrë pak justifikon qëllimet, që në fund të fundit ekzistojnë në rastin dhe  numërimin e fletëve të votimit.

Ka shumë çështje, që në reformën zgjedhore duhet të merren në konsideratë. Brenda 2026, do ishte mirë që të kemi një Kod të ri Zgjedhor. Nëse nuk do kemi kod të ri, edhe në zgjedhjet e 2027 do shkojmë me këtë kod zgjedhor”, tha Celibashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!