TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se sektori i energjisë ka marrë vlerësimin “progres i mirë” në raportin e fundit të Komisionit Evropian, për të dytin vit radhazi.
Ajo theksoi se objektivat e ardhshëm përfshijnë miratimin dhe zbatimin e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, si dhe përgatitjen e një tranzicioni të gjelbër në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian.
Ministrja nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të energjisë në ekonominë shqiptare, duke e renditur atë si kontributorin kryesor në investimet e huaja. Sipas saj, këto të dhëna tregojnë qartë besimin e investitorëve ndërkombëtarë në sektorin energjetik shqiptar dhe përparimin e vendit drejt standardeve të BE-së.
“Do ta nisja nga progresraportin e fundit të Komisionit Evropian që u shpall javën e kaluar, ku bazuar në 40 masa të vlerësuar, energjia ka marrë vlerësimin progres i mirë. Progres i mirë i dhënë për të dytin vit radhazi dhe kjo na bën krenarë.
Progres është shënuar dhe në eficencën e energjisë. Në vijim objektivi është miratimi për zbatimin e planit kombëtar për energjinë dhe klimën, si dhe përgatitjen e një tranzicionin e gjelbër në përputhje me politikat e BE. Ky progres është fryt i një punë të përbashkët, investimeve në infrastrukturës. Energjia është renditur ndër sektorët me performancën më të mirë në këtë raport.
Sot investimet e huaja 16 miliardë euro, por energjia është në vend të parë si kontributor kryesor në investimet e huaja në vendin tonë, në vendin tonë është dhe sektori i nxjerrjes, të dy sektorë në varësi të MIE.
Sot janë 16 miliardë euro investime të huaja në vendin tonë janë mbi 250% krahasuar me një dekadë më parë. Kontributi në valutë i sektorit të energjisë ka arritur 3.72 miliardë euro. Në sektorin e nxjerrjes kemi një kontribut, që shkon 2.60 miliardë euro ose 165% krahasuar me vitin 2025. Ky është tregues i qartë se si investitorët ndërkombëtarë kanë besim në këtë sektor.”, tha ministrja Balluku./abcnews.al

