Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ndërsa ka vlerësuar Forcat e Armatosura.
Gjithashtu ai nënvizoi se rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese.
“Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese. Me Projektbuxhetin 2026, pagat përfshijnë rritje që shkon deri në +5,875 lekë, nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti, së bashku me shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor”, shkruan Vengu.

