Prej mbrëmjes së sotme ka nisur procesi i numërimit të votave në Vlorë ku rreth 12.300 qytetarë shprehën vullnetin e tyre, ndonëse kjo shifër përkon me pjesëmarrjen më të ulët ndonjëherë.
Në KZAZ 85 ka nisur numërimi i kutive të para, ku nga rezultatet e para kryeson kandidatja Brunilda Mersini nga rradhët e PS me 1167 vota ose 79.50% të votave. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD Dionis Sota ka 161 vota, ndërsa kandidati Gjergji Nika 140 vota.
I treti në renditje, kandidati Gjergji Nika ka pranuar humbjen. Në videon e siguruar për ABC Neës, Nika iu drejtohet socialistëve duke u thënë se edhe pse do të fitojnë, Vlora nuk qeveriset me 7 përqind të votave.
Sipas tij, zgjedhjet kanë rënë.
Me këtë fjali, Nika pranon humbjen e zgjedhjeve të cilat parimisht ishin demokratike, dhe në parimet e demokracisë është edhe të zgjedhësh të votosh ose jo. /abcnews.al /

