Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan bën “harakiri”/ Kuqezinjtë dominojnë deri 2-0, por Parma i merr barazimin 2-2

schedule13:37 - 9 Nëntor, 2025

schedule 13:37 - 9 Nëntor, 2025

Ishin thënë fjalë shumë të mira për ta. Futbollistët e Milanit dukej se po shtynin përpara projektin e klubit, me pak para, por me përvojën dhe inteligjencën e trajnerit Alegri dhe drejtorit sportiv, Igli Tare, veçse në Serinë A pati një ndalesë.

Kuqezinjtë u ndalën në një barazim 2-2 në fushën e Parmës, një sfidë që u mendua se po e fitonin përderisa kryesuan 2-0 deri afër pushimit.

Selemekers dhe Leao ishin autorët e golave, portugezi me penallti, veçse nuk dihet se çfarë u bëri keq milanistëve në pjesën e dytë.

Parma barazoi shpejt, pas Bernabe shënoi në fund të pjesës së parë, dhe Del Prato goditi në 62’.

Emilianët ishin edhe më lart, me më shumë gjuajtje në total, thuajse njësoj goditjet në portë dhe mbajtja e topit.

Dy pikë të humbra dhe mediat në Itali patën kritika të ashpra.

“Gjysmë Milan, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – kuqezinjtë përpara me dy gola, pastaj barazim dhe shumë gabime! Trajneri Alegri: Na zuri gjumi!”

“Ikje dritash kuqezi, – qorton “Il Corriere delo Sport”, – Alegri, nga 2-0 në 2-2 ndaj Parmës! Maks i ashpër: Nuk ishim fare në ndeshje!”

Milani ka 22 pikë dhe është krejt në rregull në garën për titull në Serinë A, por pikët e humbura në këtë mënyrë, mund të paguhen shtrenjtë në fund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!