E kaloi provën me shumë sukses.
Ardian Ismajli nuk kishte sesi luante më mirë sesa paraqitja që bëri në derbin ndaj Juventusit.
Në sfidën e Serisë A më të ndjerë nga tifozët e Torinos, mbojtësi kuqezi tregoi gjithë karakterin dhe potencialin, duke anuluar edhe një herë Dushan Vlahoviçin, por sidomos Kenan Jildizin dhe ofensivën bardhezi.
Natyrisht, bashkë me portierin Paleari dhe mbrojtësit e tjerë.
Ismajli ishte në fushë 88 minuta dhe “Eurosport” I dha notë shumë të mirë 7, duke e cilësuar “një mur”, ndërsa Kristjan Asllani luajti pjesën e dytë dhe u vlerësua pozitivisht me 6.
“Goal.com” e veçon mbrojtësin kuqezi që në titull bashkë me portierin Paleari, dhe duke I dhënë notën mjaft të mirë 7.
Të njëjtën notë, 7, Ismajli e merr edhe nga “Il Korriere dela Sera”, I cilësuar gati si perfekt, dhe vetëm me një vështirësi ndaj Mekkenit.
Asllani, për fat u kthye në ekip pas dy ndeshjeve në stol, dhe në 45 minuta u paraqit mirë.
Juventusi pati epërsi në lojë, por në përfundim doli shterpë.
Edhe pse mbajti topin 71 për qind, gjuajti 17 herë ndaj 7 të Toros, sërish nuk krijoi dot shumë raste të pastra, ndërsa kundërshtari e rrezikoi disa herë.
“Zonja e vjetër” humb terren me kreun, ndërsa skuadra e Ismajlit dhe Asllanit është thuajse në mesin e tabelës, me 3 barazime radhazi.

