Sondazhisti i njohur Eduard Zaloshnja për “ABC News” analizoi pjesëmarrjen e votuesve në pesë bashki të vendit. Duke u ndalur kryesisht tek Tepelena, bazuar tek statistikat e sondazheve të tij, Zaloshnja tha se pjesëmarrja do të shkojë deri në 38.5%.
Ai shtoi se historikisht Tepelena ka qenë e majtë, duke theksuar gjithashtu se në qendrat urbane pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me ato rurale.
“Nëse dështon parashikimi im i sondazheve, do të jetë në Vlorë, sepse ishte një gjendje e rëndë. Mund të zbresë poshtë marshit të gabimit. Edhe kjo është një bashki ku 53.8% e popullsisë janë në emigracion.
Kjo është një histori i pesë viteve për të parë se përse ka kaq shumë emigrantë. Tepelena ka qenë gjithmonë e majtë dhe pjesëmarrja ka qenë gjithnjë e lartë. Sa më urbane të jetë qendra e votimit, aq më e ulët është pjesëmarrja. Është një fenomen që ndoshta duhet ta shpjegojnë sociologët. Por, ky është një fenomen që unë e kam vënë re statikisht”, tha Zaloshnja./abcnews.al

