Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Demokratët po votojnë për kandidatët socialistë”, Bejko: Ndihen të tradhtuar nga drejtuesit e tyre

schedule12:55 - 9 Nëntor, 2025

schedule 12:55 - 9 Nëntor, 2025

TIRANË- Analisti Roland Bejko, i ftuar në ABC News ka komentuar zhvillimet e zgjedhjeve të pjesshme vendore, duke deklaruar se shumë simpatizantë të Partisë Demokratike kanë zgjedhur t’u japin votën kandidatëve të Partisë Socialiste.

Sipas Bejkos, ky fenomen lidhet me pakënaqësinë e thellë që një pjesë e demokratëve ndiejnë ndaj mënyrës se si është menaxhuar opozita.

Analisti theksoi se kjo është një shenjë e qartë e lodhjes dhe humbjes së besimit të elektoratit opozitar, i cili, sipas tij, kërkon sinqeritet dhe koherencë politike nga drejtuesit e vet.

“Shumë demokratë kanë shkuar dhe votojnë sot për kandidatët socialist. Kur shikojmë ata që i madhi i tyre bën kompromise në kurriz të tyre, pyesin: po çfarë jemi ne, budallenj?”, u shpreh analisti Bejko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!