Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Peshkatarët shqiptarë kampionë në Greqi, ngrenë flamurin kuqezi në Selanik

schedule09:31 - 7 Nëntor, 2025

schedule 09:31 - 7 Nëntor, 2025

Këtë të premte në studion e “ABC të mëngjesit”, të ftuar ishin Nertil Hoxha, kryetar i shoqatës “The Best Fishing Albania”, si dhe peshkatarët Florian Hoxha dhe Darisen Çoçka, dy emra që kanë bërë historinë për peshkimin shqiptar. Për herë të parë, Shqipëria ka triumfuar në një garë ndërkombëtare peshkimi në Greqi, duke lënë pas dhjetëra ekipe të huaja.

Gara u zhvillua në Selanik, me pjesëmarrjen e 84 shteteve të ndryshme, dhe përfundoi me një sukses historik për ekipin shqiptar.

“Gara filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 21:00. U zhvillua me short, dhe çdo centimetër i peshkut kishte vlerë, sepse mbi 12 cm peshku jep 10 pikë bonus,” shpjeguan ato.

Ekipi shqiptar arriti të kapë 24 peshq, ndërsa peshku fitues kishte gjatësi 35 cm, rezultat që i renditi të parët në garë.

Shoqata “The Best Fishing Albania” ka lindur si një grup pasionantësh në rrjete sociale dhe sot është një ndër më të organizuarat në vend.

“Në shoqatën tonë jemi burra dhe gra që peshkojmë në çdo bregdet shqiptar. Kemi marrë pjesë në shumë gara dhe çdo vit na shtohet dëshira për të konkurruar jashtë vendit,” – u shpreh Nertil Hoxha, kryetari i shoqatës.

Peshkimi për ta nuk është thjesht hobi, por pasion, disiplinë dhe sport me rregulla të qarta.

Ndërsa për peshkatarin Nertil Hoxha, dita më e veçantë mbetet ajo kur arriti të kapte 19 copë levrek, secili me peshë mesatare 3.9 deri në 4 kilogramë.

Madje edhe në liqenin artificial të Tiranës, Hoxha ka arritur të kapë peshq të mëdhenj, me peshë deri në 4 kilogramë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!