Emri Hysenaj, anëtari i një grupit të Visit të Pojës që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE është ekstraduar në vendin tonë.
Në prill të këtij viti, gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar I ka caktuar masën e arrestit në burg për trafik lëndësh narkotike kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Operacioni u finalizua si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës./abcnews.al

