TIRANË- Kuvendi miratoi të enjten projektligjin për barazinë gjinore. I cili nuk kaloi pa debate të forta politike mes të majtëve e të djathtëve në sallë.
Opozita kundërshtoi ashpër projektligjin duke vënë theksin tek gjinia gjithëpërfshirëse.
Berisha nuk kurseu akuzat, por kësaj radhe shënjestra e tij ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News tha se projektligji nuk shton gjini të reja, ndërsa theksoi se kreu i PD Sali Berisha po e keqinterpreton me qëllim, edhe duke sulmuar ambasadorin Gonzato.
Sipas avokatit, arsyeja kryesore lidhur me këto sulme të Berishës, është fakti sepse kreu i PD nuk do që Shqipëria të futet në BE dhe se për këtë arsye krijon këtë rrëmujë dhe konflikt.
“Me Saliun në krye nuk mund të ketë opozitë. Një njeri që është marrë i pandehur për korrupsion të lartë shtetëror dhe është në gjykim dhe të thuash se opozita paska si kauzë këtë ligj që edhe e deformon. Pasi nuk është ajo që Berisha thotë. Në mungesë të kauzave serioze për të bërë opozitë në vend i vërsulen duke marrë të kundërtat e çdo ligji që miratohet. Unë i mirëkuptoj ata që dalin në protestë, një pjesë janë edhe intelektualë dhe kanë shqetësim të drejtë sepse duan të ruhet familja. Në këtë aspekt i përkrah ata, por ky ligj nuk bën fjalë për shumë gjini. Por thotë që duhet luftuar deri në fund diskriminimi. Flitet gjithmonë për diskriminim, pra flitet për jo më pak se 30 % të emërimeve të ndryshme që nuk duhet të jenë jo më pak se 30 % femra. Berisha po e keqinterpreton për të sjellë një amulli në këtë vend dhe për t’u hequr i moralshëm. Por ka dy qëllime madhore që e bën, dhe sulmon ambasadorin e BE, e para është sepse ai nuk do që Shqipëria të futet në BE”, tha ai.
Gjithashtu avokati komentoi edhe rikthimin e Arben Ristani në KQZ, duke u shprehur Berisha e do Ristanin, sepse i shërben.
“Ai e di që populli shqiptar nuk e voton kurrë një antishqiptar dhe ai ka zgjedhur rrugën e vjedhjes së votave me njerëz të përshtatshëm. Në këtë aspekt Ristani ka qenë një njeri i përshtatshëm i tij dhe dha shembull më negativ, kur hapi kutitë dhe numëroi votë e hedhur në kutinë gjoja të gabuar. Kuptohet që do shkojë në KQZ por nuk ma merr mendja që do ketë efektivitet”, tha ai.
/abcnews.al/

