Fluturimet u pezulluan sonte në aeroportin e Goteborgut në Suedi, për shkak të pranisë së një droni. Autoriteti suedez i aviacionit i tha gazetës ”Aftonbladet” se trafiku ajror në aeroportin e Goteborg-Landvetterit është pezulluar.
Operatori i aeroportit ”Swedavia” informoi disa media suedeze se hapësira ajrore mbi aeroport është e mbyllur.
”Dy fluturime nga Mynihu dhe Frankfurti u devijuan për në Kopenhagë”, raportoi ”Aftonbladet”.
Fluturime të tjera u anuluan.
Incidenti është i fundit në një seri pamjesh dronësh mbi aeroportet evropiane në javët e fundit, shumë prej të cilave i janë atribuar Rusisë.

