Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë përshkallëzuar retorikën e tyre sa i takon armëve bërthamore. Gazetari Misha Puma në lidhje drejtpërsërdrejti nga Moska tha se situata e mëparshme mbi armët nukleare ishte vjetëruar, pasi tanimë Kina është fuqizuar në këtë sektor. Puma tha se nëse do të ketë një marrëveshje të re, synohet të ulet në tavolinë edhe Kina.
“Ka qenë një reaksion i pritur i Moskës. Rusia ka pasur një raport me SHBA për armët bërthamore. Situata ishte vjetëruar, pasi tani Kina është fuqi bërthamore e madhe. Nëse do arrihet një marrëveshje e re, kanë për qëllim të ulin në tryezë bisedimesh dhe Kinën.”
Trump ka deklaruar se nëse një luftëe bërthamore nuk ka të fituar. Është një marrëzi e madhe që dy krerë shtetesh të tillë të zgjidhet me armë nukleare. Kremlini ka thënë se do godasin vetëm nëse goditen, kjo është doktrina e tyre.
Buxheti ndikohet nga lufta dhe ka rritje çmimesh, është e moderuar por nuk ka shenja që Rusia po gjunjëzohet. Është larg dita ku do të jetë në një kolaps ekonomik. Ekonomia ushtarake ndikon mbi popullin, por jeta vazhdon e zakonshme. “ / abcnews.al /

