Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Arben Ristani, mëkatar i xhaketave të vjetra”, Çupi: I damkosur në sytë e ndërkombëtarëve

schedule18:39 - 6 Nëntor, 2025

schedule 18:39 - 6 Nëntor, 2025

TIRANË- Maxhoranca dhe opozita bashkuan votat në një votim të fshehtë për të rikthyer Arben Ristanin në KQZ pas më shumë se një dekade. Ish-kreu i KQZ që i dha Lulzim Bashës fitoren e bashkisë së Tiranës në 2011, do të jetë anëtar i komisionit rregullator të KQZ.

Kuvendi votoi sot përbërjen e këtij komisioni, pas anulimit te votimit ne seancën e kaluar, ku pavarësisht marrëveshjes dy paleshe, PD nuk ishte e pranishme ne votim, duke mos garantuar votat për të besuarin e saj.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se shoqëria shqiptare, kryesisht politika, ka vesin e saj për të ricikluar “xhaketa e vjetra”.

Ai theksoi se kjo prirje është e dëmshme për shoqërinë.

Sipas Çupit, rikthimi i Ristanit në “vendin e krimit” ndikon te besimi i qytetarëve mbi procesin zgjedhor në tërësi.

“Ky është një lajm jo qa pozitiv për ne, nuk është fjala se pse bashkëpunuan dy partitë për çështjet e mëdha,  por problemi është riciklimi i xhaketave të vjetra. Është fjala për riciklimin e mëkatarëve. Ristani është damkosur në zgjedhjet e 2011 në zgjedhjet e Tiranës, dhe është damkosur në sy të ndërkombëtarëve.

Ka marrë dhjetë vota nga Rama dhe ia ka vendosur Lulzim Bashës. Kjo e dëmton besimin te zgjedhjet e ardhshme. Kjo na ka dëmtuar dhe këtë e kemi një ves shumë të keq të së shkuarës. Nuk besoj se Berisha guxon të besojë se me Arben Ristani do ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Atij i duhet si një mall për ta shitur. Pse Berisha nuk e  çon te grupi parlamentar, nuk e çon, sepse nuk i beson.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!