Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Studentja në Tetovë nuk është vrarë”/ Prokuroria hedh poshtë dyshimet për vrasjen e 25 vjecares Doarsa Spahiu

schedule17:32 - 6 Nëntor, 2025

schedule 17:32 - 6 Nëntor, 2025

Prokuroria themelore Publike në Tetovë ka dal me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e shënuar pasditen e se mërkurës në Tetovë, ku një studente nga Kosova, 25 vjeç e identifikuar si Doarsa Spahiu, u gjet e vdekur.

Sipas autoriteteve, janë kryer hetimet në vendin ku është gjetur trupi i pa jetë i vajzës së re, si dhe në banesën me qira ku ajo qëndronte, por bazuar në të dhënat dhe gjurmët fillestare nuk tregojnë se vdekja është rezultat i ndonjë vepre penale.

Megjithatë, është urdhëruar autopsia dhe do të merren në pyetje disa persona, ndërsa hetimet për rastin vijojnë për të konfirmuar shkakun e vdekjes.

Ngjarja u raportua rreth orës 18:30, pasi banorë të lagjes pas Tregut të Gjelbërn në Tetovë njoftuan policinë për trupin e pajetë të gjetur në parkingun e një ndërtese banimi.

Dyshimet e para janë se ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa ilaçe.

Në një reagim zyrtar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup konfirmoi se është njoftuar nga policia rajonale e Tetovës për rastin dhe ka vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale, duke ndjekur nga afër zhvillimin e hetimeve.

Viktima ka qenë studente e masterit në universitetin e Tetoves, me origjinë nga Gjakova që ishte vendosur në Maqedoninë e Veriut prej tre vitesh.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!