Në parashikime vazhdon të ketë kuota të ulëta në krahasim me favoritët e mëdhenj të Champions, por në fushë, Inter ecën me ritmin e një pretendenti të vërtetetë.
Zikaltërit siguruan fitoren e katërt në po aq ndeshje në fazën e ligës, duke kaluar 2-1 Kairat Almaty në sfidën e luajtur në “San Siro”.
Përballë një debutuesi në turneun më të madh të futbollit europian, intersitët prisnin një fitore më të qetë.
Por për golin e epërsisë, të zotët e shtëpisë duhet të prisnin deri në limitet e pjesës së parë.
Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 45-të, duke kthyer të qetë skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes.
Pas pushimit, ndeshja mori një tjetër rrjedhë.
Skuadra nga Kazakistani suprizoi në minutën e 55-të, duke barazuar rezultatin me rrjetën e Arad.
Gjithsesi, shpresat e miqve për të dalë me pikë nga kjo sfidë u shuan në minutën e 67-të.
Karlos Augusto shënoi golin e dytë dhe atë që vendosi fatin e përballjes, duke i dhuruar Inter një tjetër fitore në Champions.
Pas katër sfidave, skuadra e drejtuar nja Cristian Chivu mban vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, me pikë të barabarta me Bayern Munich dhe Arsenal, dy ekipet e tjera që kanë pikë të plota dhe thuajse të sigurtë kualifikimin direkt për në raundin tjetër të turneut.


