Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paditur ish-kandidatin për deputetet të Partisë Demokratike në Durrës, Aulon Kalanë. Mësohet se padia, është brë për shpifje kundër Aulon Kalasë, pas akuzave që ky i fundit ka bërë ndaj Veliajt.
Të enjten në gjykatën Penale të Tiranës, u mbajt edhe seanca e parë e pajtimit, por as Erion Veliaj dhe as avokatët e tij mbrojtës nuk u paraqitën më gjyq, duke bërë që seanca të shtyhej më 12 nentor.
Pas daljes nga Gjyakta Aulon Kalaja, I kërkoi Veliajt që të vij në seancën e ardhshme për tu ballafaquar në gjykatë, ndërsa tha se u qëndron akuzave që ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas nenit 120 për Shpifje, Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. /abcnews.al

