Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E gjithë familja në shtëpi bari/ Zbulohen dy banesa në Shkodër, pranga djalit, në kërkim i ati, nëna në hetim

schedule11:56 - 6 Nëntor, 2025

schedule 11:56 - 6 Nëntor, 2025

Policia e Shkodrës ka zbuluar 2 shtëpi bari në fshatin Bajzë.Gjatë këtij aksioni në pranga ka rënë 22-vjeçari Daniel Buraj, në kërkim është shpallur i ati, Sokol Buraj, teksa kanë nisur hetimet për nënën.

Në njërën prej banesave të familjes Duraj, të pabanuar, blutë gjetën dhe sekuestruan qindra bimë dhe fidanë kanabis si edhe mjetet që iu shërbenin për kultivimin e drogës me llambam si aspiratorë, pajisje inverter e filtra ajri.

Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Për këtë në pranga ranë  2 punonjës të OSHEE-së dhe dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.



Ndërkohë në lokalin e 57-vjeçarit Sokol Buraj shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!