Pronari i një lokali në Dimal ka rënë në prangat e policisë pasi përdorte lokalin e tij për të shpërndarë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në lokalin e Kadri Kallmit blutë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
Në pranga ra edhe Kostandino Ziu nga Kuçova. 27 vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis./abcnews.al


