Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ Celibashi: Nuk e dimë kur do jenë

schedule15:18 - 5 Nëntor, 2025

schedule 15:18 - 5 Nëntor, 2025

Kreu i KQZ u shfaq i rezervuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn dhe zgjedhjet në Tiranë.

Me duart lart, ai pranoi se askush nuk e di kur do të mbahen ato zgjedhje, por një gjë është e sigurt, më 9 nëntor nuk do të jenë.
“Nuk e di,  askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”

Po kaq i rezervuar Celibashi ishte edhe për kontratën 1.4 mln euro të PD për La Civitën. Ai paralajmëroi një auditim.

“Është ende herët për të folur se sa kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”

Në Vaqarr, Celibashi testoi identifikimin elektronik, ndërsa garantoi se i ka gjetur edhe gjithë operatorët. Tirana duket si një hall më pak për KQZ, kurse më 9 nëntor do të ketë zgjedhje vetëm në 5 bashki. 334 mijë qytetarë do të mund të votojmë, vetëm se pa Tiranën, kostoja e këtyre zgjedhjeve u ul nga 3.6 në 1.6 milion euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!