Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bën projekte miliarda USD / 22-vjeçari shqiptar që po mahnit botën e teknologjisë

schedule09:54 - 5 Nëntor, 2025

schedule 09:54 - 5 Nëntor, 2025

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Maqedonia e Veriut për emisionin ABC e Mëngjesit, Jahja Nur Zulbeari, një 22-vjeçar shqiptar me shpirt inovatori, tregoi historinë e jashtëzakonshme të suksesit të tij, nga një dhomë e vogël me skica e ide, deri te bashkëpunimet me kompani globale dhe projekte që kapin vlera miliarda dollarëshe.

Pas një vizite frymëzuese në NASA, Jahja nisi një rrugëtim që shumë do ta quanin të pamundur për moshën e tij. Sot, ai drejton dhjetëra projekte ndërkombëtare që ndërthurin inteligjencën artificiale, menaxhimin e të dhënave dhe teknologjinë digjitale.

“Unë sot drejtoj projekte që lidhin AI-në me menaxhimin e informacionit dhe proceseve industriale,” – shprehet Zulbeari.

“Kam ndërtuar platforma që ndihmojnë kompani në Evropë, Azi, Amerikë dhe së fundmi në Dubai. Teknologjinë e shoh si një mjet për të frymëzuar një brez të ri shqiptarësh që besojnë në potencialet e tyre.”

Jahja është themues i kompanisë “E-Page Digital”, e cila kombinon kreativitetin, inteligjencën artificiale dhe inovacionin në shërbim të bizneseve.

“Ne zhvillojmë aplikacione mobile, platforma menaxhimi, faqe inteligjente, sisteme afilacioni dhe dizajn për brende ndërkombëtare,” – tregon ai.

Në vetëm pak vite, kompania e tij ka realizuar rreth 100 aplikacione dhe platforma të personalizuara, që shërbejnë për sektorë të ndryshëm si gastronomia, energjia, arsimi, fitnesi dhe tregtia online.

Vetëm 22 vjeç, Jahja Nur Zulbeari po dëshmon se suksesi nuk njeh kufij gjeografikë, mjafton të ketë vizion, pasion dhe përkushtim.

Nga Maqedonia e Veriut, ai tashmë është bërë emër i njohur në botën e teknologjisë, duke treguar se një ide e madhe mund të nisë edhe nga një dhomë e vogël dhe të përfundojë në qendrat më të mëdha të inovacionit në botë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!