Në New South Wales, Australi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, mes frikës se një valë dhe me e madhe do të përkeqësojë situatën e krijuar nga zjarri që ka rënë.
Australia shënoi ditën e saj më të nxehtë të martën, por ai rekord u përmbys përsëri të mërkurën – në të cilat temperaturat arritën një maksimum mesatar prej 41.9C (107.4F).
Temperatura e së martës 40.9C, they rekordin e mëparshëm të temperaturës prej 40.3C, në 2013.
Autoritetet në New South Wales (NSW) aktualisht janë duke u përpjekur të shuajnë 100 vatra zjarri.
Kryeministri Gladys Berejiklian shpalli gjendje të jashtëzakonshme shtatë ditore për shkak se pritet përkeqësim i situatës.
Zjarret kanë shqetësuar prej muajsh Australinë, duke vrarë gjashtë njerëz, duke shkatërruar qindra shtëpi dhe duke djegur miliona hektarë tokë.
Por çfarë fshihet pas të nxehtit përvëlues?
Shkaku kryesor i nxehtësisë ka qenë një Dipol pozitiv i Oqeanit Indian (IOD) – një ngjarje ku temperaturat e sipërfaqes së detit janë më të ngrohta në gjysmën perëndimore të oqeanit, dhe më të freskëta në lindje.
Diferenca midis dy temperaturave është më e forta në 60 vite.
Ujërat më të ngrohtë shkaktojnë shira më të lartë se mesatarja në rajonin perëndimor të Oqeanit Indian, duke çuar në përmbytje, dhe thatësira në të gjithë Azinë Jug-Lindore dhe Australi.
Zyrtarët parashikuan që viti 2019, në temperaturat e regjistruara deri më tani, është viti me temperaturat më të larta në katër vitet e fundit./abcnews.al