Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Ballkani, vitet e fundit në garë armatimesh’, Shala: Megali Idea, doktrina ekspansioniste e Greqisë

schedule21:25 - 4 Nëntor, 2025

schedule 21:25 - 4 Nëntor, 2025

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi situatën gjeopolitike në Ballkan, në një krizë globale sigurie dhe me konflikte të nxehta të hershme në detin Egje, të cilat janë zbehur nga pluhuri i kohës.

Shala tha se konflikti mes Turqisë dhe Greqisë mund të menaxhohet, por nuk zgjidhet. Sipas tij, Greqia ka synuar gjithmonë territoret shqiptare, por edhe Anadollin e largët pasi beson teorinë se është pasardhëse e Perandorisë Bizantine.

“Janë dy shtete ballkanike dhe ia shtojnë Ballkanit problematikat në siguri. Ka vitet e fundit një garë armatimi midis Serbisë, Kroacisë, Kosovës dhe kjo ka ardhur dhe si pasojë e zhvillimeve të sotme gjeopolitike.

Ka një spirale në drejtim të pasigurisë, kur shohin një shtet që armatoset shfaqet dilema e sigurisë dhe nisin të armatosen. Problem midis Greqisë dhe Turqisë nuk zgjidhet tani por mund të menaxhohet. Greqia ka synuar jo vetëm në territoret shqiptare por të merrte dhe një pjesë të Anadollit, thelbi i teorisë ka qenë që çfarë ka qenë dikur në Perandorinë Bizantine duhet t’ju përkasi atyre.

Turqia pas traktatit të Lozanës dhe me shpatulla pas murit, u arrit të ruhet dhe të mos copëtohej Turqia.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!