TIRANË- Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Real Story” tha se Erion Veliaj pas Gjykatës së Lartë mund t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar nga Gjykata e Posaçme.
Duke analizuar procesin në të cilin ndodhet dosja Veliaj, avokati u shpreh në “Real Story” se nuk ka asnjë shans të lirohet nga paraburgimi.
“Në Kushtetuese do të shkojë ai, pas Gjykatës së Lartë. Ai do bëjë ankim në Kushtetuese duke qenë se d do pretendojë dhe duke përdorur pjesën e pengimit të ushtrimit të detyrës së tij si kryetari Bashkisë së Tiranës, këtë do ta përdori ai, por gjykata e Lartë është gjykatë ligji. Problemi është të gjithë procesin e ndjek Struktura e Posaçme. Prokurori i themelit e ndjek deri bë fund, në çdo shkallë të sigurimit.
Veliaj ka tre masa sigurie nga gjykatat e shkallëve në Shqipëri dhe këto masa siguria nuk kanë arritur ti përdorin te pjesa e justifikimit. Në kushtet që është, Veliaj kërkon ta përdorë veten politikisht. Erion Veliaj është “i vdekur” normalisht dhe kërkon që vendimin penal ta bashkojë me vendimin Kushtetuese për shkarkimin. Veliaj do t’i futet themelit të çështjes, nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar. Unë e kam shprehur mendimin tim. Veliaj nuk del. Probabiliteti në kushtet që jemi, shansi për të dalë është zero.”, tha ai.
Juristja Brizida Gjikondi theksoi se çështja e Gjykatës Kushtetuese në rastin Veliaj është një furtunë në gotë, pa asnjë lloj rëndësie. Sipas saj, sfida më e madhe e Veliajt tani është përballja me Gjykatën e Posaçme dhe me akuzat që rëndojnë mbi të.
“Ka katër muaj, që ka çështjen penale në GJKKO, ai nuk po shkon. Problemi kryesor të vetin, familjes së vet, e ka me dosjen penale në GJKKO, që nuk po shkon. Ka katër muaj dosja në GJKKO dhe avokatët e tu gjejnë arsyetimin për ta zvarritur”, tha ai./abcnews.al

