Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Finalja” e parë e Champions/ Bayern Munich pret Paris SG në sfidën e madhe të mbrëmjes

schedule12:45 - 4 Nëntor, 2025

schedule 12:45 - 4 Nëntor, 2025

Padyshim që mezi pritet ora 21:00. Në atë kohë do të dalin në fushën e “Alianc Arenës” në Mynih dy prej gjigandëve më të mëdhenj të futbollit europian, Bajerni dhe Paris SG.

Dueli, i vlefshëm për javën e katërt të Ligës së Kampionëve, dhe mund të cilësohet një finale e vërtetë dhe e parakohëshme.

Kampionia e Gjermanisë, skuadra më në formë në Champions dhe në kontinent me 14 fitore radhazi deri tani, synon të vazhdojë me paraqitjet e mëdha.



Trajneri Kompani do të duhet të bëjë pa yllin e Gjermanisë, Xhamal Musiala, pa futbollistin e rëndësishëm të krahut, Dejvis, si dhe pa japonezin Hiroki Ito.

Gjithsesi, Bajerni ka linjën e plotë ofensive me Kejnin, Olisen dhe Luis Diazin, ndërsa në mesfushë do të rreshtohen Kimih, Gnabri e Pavlovic, me dyshimet më të mëdha në mbrojtje, ku të sigurt duket se janë Laimer dhe Upamekano.

Edhe Luis Enrike nuk është pa probleme.

Tekniku parizien do të ketë mungesë sulmuesin e ri Due, që u dëmtua në fundjavë në kampionat, si dhe mbrojtësin titullar Zabarni që u përjashtua me të kuq në ndeshjen e kaluar ndaj Leverkusenit.

Usman Dembele do të udhëheqë linjën e sulmit, ndërsa kampionët e Europës kanë luksin që plot 16 lojtarë kanë shënuar këtë sezon, dhe më I miri është Gonsalo Ramos.

Dy skuadrat kanë një traditë të gjatë duelesh në Champions, dhe më gjerë.

PSG kryeson me 8 fitore ndaj 6 të gjermanëve, po ashtu me golaverazhin 19-15.

Kualifikimet janë 2-1 për bavarezët, që kulmojnë me fitoren e finales së Championsit në 2020.

Kampionia e Francës fitoi 2-0 duelin në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klubet, pavarësisht se Bajerni luajti shumë më mirë dhe tregoi autoritet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!