Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Minxhozi: Berisha mori më pak deputetë se Basha! Hoxha: PD të hapet plotësisht, pasi pranoi Gaz Bardhin

schedule21:12 - 3 Nëntor, 2025

schedule 21:12 - 3 Nëntor, 2025

Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se kreu i PD Sali Berisha e ka kthyer PD në një situatë të vështirë, dhe se sipas tij është ai problemi kryesor i kaosit në të cilën ndodhet PD.

“Unë mendoj që sa herë ndodh diçka thuhet nuk e ka fajin Berisha. Saliu u rikthye 80 vjeç. Brezat të tillë janë…Nuk është e mundur ta kthesh në fetish një figurë politike në mënyrë të tillë sa të thuash nuk bëjmë dot pa të, kur e dini fort mirë që ky është personi nga i cili fillon zgjidhja. Problemi është se për të fituar ato zgjedhjet duhet 700 mijë plus vota. E kemi parë se sa lëviz. Në 2023 humbi Tropojën. Tani 50 keni prapë nga 63…Si do të shkojë me këto parametra…A do lejohet kjo tani”, tha Minxhozi.

Nga ana e tij, Indrit Hoxha, theksoi se nuk e sheh Berishën si problemin e PD.

“Berisha duhet parë si zgjidhje dhe jo si problem edhe për ato 500 mijë vota që i ka, nuk i heqim dot. Diskutimi brenda PD duhet shtrirë me të gjithë personazhe politikë që me apo pa të drejtë që janë larguar nga partia. Për aq kohë sa Gazment Bardhi është mirëpritur, unë mendoj që nuk duhet të ketë vijë të kuqe për asnjë personazh. Ky ka qenë edhe mendimi im, për aq kohë sa vjen Gazi, nuk pse mos të vi edhe Luli apo kushdo tjetër”, tha Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!