Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama duhet të marrë përgjegjësinë e vendimit”/ Alibeaj: Qeveria mund të auditojë Bashkinë Tiranë, pas auditimit, mund të heqë Veliajn

schedule20:33 - 3 Nëntor, 2025

schedule 20:33 - 3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese rrëzoi shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak, por jo zgjedhjet në Tiranë. Me një vendim 5-3, gjyqtarët rrëzuan vetëm vendimin e Këshillit të Ministrave, propozuar nga Këshilli Bashkiak për shkarkim, por nuk rrëzoi dekretin e Presidentit Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Enkelejd Alibeaj tha se qeveria mund të auditojë Bashkinë e Tiranës, ndërsa shtoi se pas kësaj mund të mund të heqë edhe Erion Veliajn.

Ai theksoi se Rama duhet të marrë përgjegjësinë e vendimit.



“A ka të drejtë që nesër të rifillojë një procedurë të re? Ka plotësisht të drejtën ligjore. Pyetja tjetër? A ka lëndë apo bazë? Kjo është çështje fakti. Këtë mund ta thotë vetëm kur Këshilli i Ministrave, Edi Rama do ta rifillojë këtë procedurë të re…Duhet që Këshilli i Ministrave të kryejë një procedurë audituese e rrafshit administrativ në Bashkinë Tiranë, nëse gjen shkelje financiare, shkelje kompetence, shkelje në administrimin që i ka bërë trupës, me prova ka gjithë të drejtën ligjore që këto të çojnë në shkarkim…Pra pavarësisht se në aspektin partiak janë shokë partie, kur janë në funksion shtetërore ligji dhe Kushtetua mund t’i vendosë në pozicione antagoniste. A e merr përgjegjësinë Rama? Të marrë përgjegjësinë shtetërore dhe politike në shërbim të interesit publik. Rama donte ta hiqte qafe, jo duke marrë përgjegjësinë politike dhe institucionale. Epo kjo nuk shkon…Nëse ai ka shkelur ligjin, shkarko kryetarin e Bashkisë. Prandaj thashë që Rama është i dobët sot…. Tashmë nëse do ta shkarkojë, por gjasat më thonë për jo. Sepse ndryshe do të ishte në luftë të hapur me Erion Veliajn, a e bën dot? Ta shohim”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!