Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lezhë/ Shisnin lëndë narkotike në doza, dy të arrestuar, procedohet edhe një i mitur

schedule11:12 - 1 Nëntor, 2025

schedule 11:12 - 1 Nëntor, 2025

LEZHË- Dy shtetas, Leo Marku 36 vjeç dhe Alfred Ndreu 19 vjeç janë arrestuar nga policia për shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një i mitur. Sipas policisë, këta shtetas, shisnin lëndë narkotike në doza në Lezhë.

Në fshatin Balldre, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonin këta persona.

Gjatë kontrollit në automjet tip “Volkswagen” dhe kontrollit fizik ndaj 3 shtetasve që qarkullonin me të, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

36-vjeçari iu gjet lëndë narkotike edhe gjatë kontrollit në banesë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!