Zgjedhjet e shkurtit në Kosovë nuk sollën krijimin e qeverisë së re pas shumë përpjekjesh për ‘gjetje’ numrash. Analistja Afërdita Maliqi komentoi situatën politike në Kosovë, ku vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas mungesës së numrave për formimin e qeverisë.
Maliqi tha se vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme nga dëshira e Kurtit dhe presidentes dhe se është një barrë dhe kosto e madhe për vendin dhe qytetarët.
“Asnjë parti nuk ka numrat për qeverinë, as VetëVendosja nuk ka pasur vullnet politik të formojë qeverinë dhe kështu vendi po shkon në zgjedhje. Ajo që tha presidentja ishte për të arsyetuar anën ligjore që të ketë një tentativë tjetër dhe për të përmbushur dëshirat e Kurtit. Parti të tjera kanë kërkuar që zgjedhjet të jenë në 5 nëntor, por Kurtit i konvenojnë votat e emigrantëve me kthimin në fundvit dhe ndaj u caktua kjo datë. Vetëvendosje nuk ka numrat dhe nuk bëhet qeveria siç po përpiqet Kurti. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme sipas dëshirës së Kurtit dhe presidentes.
Kjo është një barrë e rëndë për Kosovën, tre zgjedhje brenda vitit. Është kosto e madhe për Kosovën. Buxheti ka frikësuar shërbimin publik dhe varen nga pagat. Kjo është diçka për herë të parë që pas luftës të diskutohet a do ketë shteti buxhet apo jo. kemi një parti në qeveri që ka ardhur në pushtet pas kaosit dhe zhurmës.” / abcnews.al /

