Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata e Tiranës, ka firmosur tre masa sigurisë për tre sipërmarrës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH, që lidhet me kompaninë “5D Konstruksion”, kompani kjo që u vu nënë hetim nga SPAK dhe tashmë po gjykohet.
Masat e sigurisë janë ekzekutuar nga Policia, ku konkretisht, Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg” për biznesmenin Ilir Allmeta, I cili ka në pronësi kompaninë “Allmeta 02”. Ndërsa për Ermir Gjoklajn administrator kompanisë “TT” dhe Mirash Lulën, administrator I kompanisë “Valbona Alb”, është caktuar masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, sit ë dyshuar për veprat penale, “Krijim i skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, “Fshehjen e të ardhurave” dhe “Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve”. Organi i akuzës thotë se hetimi ka nisur në vitin 2025, ku u zbulua se tre sipërmarrësist, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të kompanisë “5D Konstruksion”, me një vlerë totale 370 milion lekësh.
Por si ka funskionuar kjo skemë?
Sipas prokurorisë së Tiranës, verprimet janë kryer nga tre kompanitë e biznesemenëve, përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, në mënyrë që të përfitonin nga Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe uljen e bazës së tatueshme. Shuma prej 370 milion lekësh e krijuar nëpërmjet shitjeve fiktive, është përfshirë nga kompania “5D Konstruksion” në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale te kostove dhe punimeve të kryera që në fakt nuk ishin bërë. Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim nga “5D Konstruksion”, rezulton se u ka sjellë tre biznesmenëve Ilir Allmeta , Ermir Gjokla dhe Mirash Lulës, përfitimin e gati 108 milion lekë, nga faturat fiktive që kanë lëshuar për kompaninë “5D Konstruksion”.
Për sa I përket gjykimit që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për kompaninë “5 D Konstuksion”, Sipas SPAK, është provuar se i pandehuri Redi Molla dhe Mariglen Qato, kanë qënë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksin, dhe e kanë zotëruar në mënyrë indirekte për fonde publike dhe pastrim parash.
Gjatë seancës paraprake të zhvilluar më 4 prill 2025 Gjykata e Posaçme nuk e pranoi kërkesën për gjykimin e shkurtuar në çështjen në ngarkim të Redi Mollësh e Mariglen Qatos, që lidhet me aferën e kompanisë 5D. Ndërsa Gjykata e Posaçme e Apelit më 10 tetor, pranoi kërkesën e Redi Mollës, ish-drejtorit të Bashkisë Tiranë për ta liruar nga qelia dhe vendosur në “arrest shtëpie”.

