Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kosova në krizë të thellë politike’/ Dodik u hoq nga ‘Lista’, Minxhozi: Sipas DASH, pritet bashkëpunim dypalësh

schedule17:39 - 30 Tetor, 2025

schedule 17:39 - 30 Tetor, 2025

DASH e ka një përgjigje se pse e nxorri ish presidentin e Republikës Serbe të Bosnje Hercegovines nga lista e zeze. Sipas Uashingtonit, veprimet konstruktive të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska dhe tërheqja e Dodik nga politika ndikuan në këtë vendim.

Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Ballkan Update’ situatën politike në Kosovë, si dhe mesazhin e SHBA për Ballkanin Perëndimor. Sipas Minxhozit, largimi i Dodik është hapi i parë drejt marrëveshjes më afatgjatë dhe se Serbia po tenton t’i afrohet administratës amerikane.

“Historia e territoreve është një vazhdë e gjatë konfliktesh. SHBA mendon që pas shumë vitesh, ka ardhur koha që Ballkani të shoh duke ndërtuar një të ardhme dhe bashkëpunim që nuk ngrihet në bazë të orekseve territoriale. Ky barut ka shpërthyer në bazë të orekseve territoriale.

Amerikanët e shohin si rrethanë pozitive që ky person i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin për Bosnjen e sotme, ikja e Dodik shpresohet të krijojë një gjendje ky Sërbska të mos jetë një shtojcë por t’i hapet rruga një gjenerate të re liderash dhe të kërkohet të mos ketë një konflikt. Largimi i Dodik është si hapi i parë drejt një marrëveshje më afatgjate që mund të ofrohet vetëm me largimin e tij. Serbia po tenton t’i afrohet administratës amerikane.”

Më tej, analisti e komentoi situatën politike në Kosovë si një amulli dhe krizë të thellë politike, institucionale, kushtetuese dhe ndërkombëtare.”

“Është dëshpëruese që do të duheshin 9 muaj që të arrihej drejt 56 votave. Partia që doli nga zgjedhjet deklaronte që kishte votat, kjo krijon një amulli politike ku u deshën muaj të mblidhej Kuvendi dhe krijon një amulli në sferën ndërkombëtare, nuk përfiton nga ndihmat e huaja. Është një krizë e thellë politike, institucionale, kushtetuese dhe ndërkombëtare.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!