“Lustër, për një përallë”, është libri më i fundit në cdo libra që mban firmën e shkrimtares, Valbona Banka. E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo foli mbi fabulën e librit, i cili do të jetë gjithashtu në panairin e librit që pritet të hapet së shpejti.
“Eduardi, personazhi kryesor në libër është një djalosh 6 vjecar që kërkon sa më shumë përralla. Nuk ngopet me përralla.
Ndaj ai kërkon një libër me përralla, por i ka të varfër prindërit, ndaj atij I lind ideja t’i fitojë vetë lekët dhe vendos të bëjë lustrën e këpucëve.
Dhe këtë vendos të bëjë, të dalë të lustrojë këpucë në këmbim të një përralle.” thotë ajo ndërsa thekson se libri ka lidhje nostalgjike të madhe, pasi ka hedhur në letër përralla që i tregonte fëmijëve të saj më parë.
Ilustrimet në libër janë punuar me laps, me detaje e bërë gjithcka me dorë, cdo detaj është ilustrim i skenës në përrallë.

