Një dite pasi SPAK paraqiti në gjykaten e Posacme letërporosine nga Shtete e Bashkuara të Amerikës si provë të re kundër Ilir Metës, për lobimin e LSI, ky i fundit nga qelia ka tha se nuk ka asnje lidhje me personin që ka bërë pagesat.
Edhe pse pranon marrëveshjen me kompaninë GSIS, ish Presidenti Ilir Meta, shfajeson veten dhe ekspozon shtetasin shqiptaro-amerikan kur thote nuk ka patur dijeni për pagesa që supozohet të jenë bërë nga biznesmeni Adrian Shatku, kushëri i ish bashkeshortes së tij, Monika Kryemadhit.
“Nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë. Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin Adrian Shatkun të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar.”
Për lobimin e LSI në Shba, SPAK dyshon se Ilir Meta, si ish kryetar i LSI-së në vitet 2016 – 2017, lidhi një kontratë lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në SHBA.
Sipas SPAK, për periudhën Janar 2016 – Dhjetor 2017, LSI i ka paguar kompanisë GSIS, për qëllime konsulence dhe lobimi 463 mijë dollare dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë KQZ si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara me shumën prej rreth 93 mijë dollarëve.
Hetimet për ilir meten u mbyllen hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Meta hetohet për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ai dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku./abcnews.al

