Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa e maleve/ Bashkitë e qarkut Fier dorëzojnë hartat, 150 aplikime

schedule14:28 - 29 Tetor, 2025

schedule 14:28 - 29 Tetor, 2025

Shtohet interesi për  për paketën e Maleve .Qarku i Fierit ka përgatitur hartat ku do lejohet realizimi i këtyre investimeve. Deri  më  tani rezultojnë se  jsne dorëzuar rreth 150 aplikime. Megjithëse me pjesën më të madhe të territorit zonë fushore, qarku i Fierit ka gjithësesi zona të shumta ku mund të aplikohet “paketa e Maleve”, nismë e qeverisë për mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe agrobiznesit.

Zonat kodrinore në Fier, Rroskovec dhe Lushnje, e gjithë Mallakastra me fshatrat e saj, janë të përshtatshme për aplikim madje interesi duket i lartë. Zonat me te preferuara qe priten te perfshihen ne harten e paketes se maleve janë pothuajse të gjithë fshatrat e Mallakastres ku janë deri tani 34 aplikues/te interesuar, Cakrani Frakulla dhe Libofsha në Fier me 50 aplikues/të interesuar, Kurjani, Kumani dhe Ngjeqari në Rroskovec si dhe zonat e tjera kodrinore në Patos dhe Lushnje.

Komisionet e ngritura në bashkitë e qarkut janë duke përfunduar hartën zyrtare të zonave prioritare ku pritet te zbatohet “paketa e maleve”. Faza tjetër do të jetë dergimi i të dhënave  në KEshillin e Ministrave për të vazhduar me procedurën e dhënies me qera apo në përdorim të tokave shtetërore për zhvillim kryesisht agrobiznesi.

Deri më tani mësohet së në të gjithë vendin janë bërë rreth 4 mijë aplikime ndërkohë që 500 të parët do të realizojnë investimin e tyre pa taksa për një periudhë 10 vjecare. Paketa e Maleve është një nismë që synon të thith kapitali për investime kryesisht nga diaspora duke ofruar rritje të punësimit dhe më shumë zhvillim  për zonat rurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!