Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po rregullonte bolierin, 65-vjeçari rrëzohet nga soleta

schedule19:05 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 19:05 - 18 Dhjetor, 2019

Një 65-vjeçar është rrëzuar nga soleta e një pallati të vjetër i 5 katësh në lagjen “Pavarësia” në Vlorë ndërsa po rregullonte bolierin.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Pëllumb Stefanaj ra nga soleta e pallatit në sheshpushimin e katit të pestë, rreth orës 17:27 të pasdites së sotme.

Vlorë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 17:27, në lagjen “Pavarësia” 65 vjeçari P. S., ka qenë në soletën e katit të 5-të duke rregulluar bolierin dhe dyshohet se ka rënë në shesh pushimin e këtij kati.

Si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!