Një sherr në punë mes dy kolegëve përfundoi me një viktimë brenda një lokali në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pasditen e të martës, rreth orës 15:30, ku dy picierët Filip Shehu 41vjeç dhe Indrit Ismaillari 34 vjeç, pas konfliktit verbal, situata ka agravuar në atë fizik, duke përdorur edhe armët e ftohta.
Në këtë moment Filip Shehu, ka marrë një thikë që përdorte në kuzhinë dhe ka qëlluar tre herë Indrit Ismaillari, duke i shkaktuar plagë të rënda në bark dhe në qafë.
Si pasojë e plagëve të marra, 34 vjecari Indrit Ismaillari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori Filip Shehu, është ndaluar fillimisht nga stafi i lokalit ku punonte dhe më pas është arrestuar nga policia.
Nga dëshmitë e klientëve dhe të stafit të lokalit sherri fillimisht ka nisur për një tas me proshutë mes viktimës dhe autorit.
Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbushur me klientë, të terrorizuar kanë parë te gjithë skenën e ngjarjes. Ndërkohë policia ka hapur kamerat e sigurisë brenda lokalit për të kuptuar dinamikën e ngjarjes.

