SHQIPËRI- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka prezanton kreun e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliun.
Numri dy i qeverisë Rama ka treguar detajet se si Liburn Aliu u propozua prej saj, për të kontribuuar në Shqipëri.
Balluku u shpreh se ky është vizioni i kryeministrit Edi Rama, i cili ka punuar historikisht për interesin e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Do vazhdojë të jetë motori ekonomik i Shqipërisë, i cili nuk prodhon vetëm punësim, por një ekonomi zinxhirë dhe drejtimi duhet të jetë në duar të mira dhe profesionale dhe në duar. Stafetën do t’ia lë një tjetër kolegu të mirë, që unë e kam njohur në punë, e kam njohur vite më parë, kur kemi qenë kolegë të dy qeverive Liburn Aliu, arkitekt me profesion, me një karrierë të gjatë në politikë me dy mandate deputeti, katër vite ministër dhe një koleg i mirë, i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si një treg të përbashkët.
Në fillim të shtatorit, unë bëra një bisedë me Liburnin, dhe e pyeta se më kishte njoftuar se po dilte nga politika nëse do kishte interes të kontribuonte për Shqipërinë dhe si rrjedhojë dhe për Kosovën, e diskutuam me njëri tjetrin dhe për të thënë të drejtën ma ngrohu direkt zemrën sepse iu duk shumë interesant.
Këtë propozim e çova të kryeministri, Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtin pasion dhe dëshirë për ti parë shqiptarët në lartësinë që ata e meritojnë. Nuk është hera e parë që qytetarë të Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin shqiptar, kemi parë ministra, kolegë të tjetër drejtorë, por Liburn Aliu, unë them, mendoj, për atë që unë njoh është më spikaturi ndër të gjithë kolegët e tjerë që na janë bashkuar në rrugëtimin tonë të kësaj dekade për ndërtimin e Shqipërisë.
Kryeministri ma ka aprovuar propozimin tim, pasi Porti i Durrësit është porti i shqiptarëve, do i shërbejë shqiptarëve në të gjitha trevat e Ballkanit Perëndimor, është porta hyrëse e Ballkanit Perëndimor. Është porta hyrëse e Korridorit të 8, janë projekte konkrete që flasin për një korridor ekonomik, sigurie për të gjitha operacionet e NATO-s. Porti ka nevojë për një drejtues profesionist, njohës transporti por edhe me një njohje të thellë politike dhe gjeopolitike të rajonit. Liburni i plotëson këto kushte. Besimplotë se do e realizojë detyrën në mënyrën më të mirë”, tha ajo.

