Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis votimi me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve/ KQZ në Kosovë: 29 712 qytetarë të regjistruar

schedule19:30 - 27 Tetor, 2025

schedule 19:30 - 27 Tetor, 2025

Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të drejtë vote kanë vetëm 29.712 shtetas të Kosovës që janë regjistruar me sukses për votim jashtë vendit për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor.

Më 25 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e lokale në 35 komuna, ndërkaq rezultatet ende nuk janë shpallur për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën, pasi në këto komuna ka afat ligjor prej 48-orësh për parashtrimin e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Raundi i balotazhit do të zhvillohet më 9 nëntor në 18 komuna, ndërkohë KQZ-ja ka certifikuar listën e votuesve për votimet në këtë raund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!