Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inceneratorët/ Altin Dumani në Kuvend: SPAK ka hetuar 71 persona, vazhdojnë hetimet

schedule17:35 - 27 Tetor, 2025

schedule 17:35 - 27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, më 27 tetor, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Dumani tha se SPAK ka hetuar 71 persona, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për fakte dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Lidhur me çështjen e incenreatorëve, SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve disa janë në procedime penale të formës së prerë, disa janë në hetim, disa janë gjykim, ndërkohë që po hetohet për persona dhe për fakte të tjera që mund të jenë në dijeni të kësaj veprimtarie kriminale. Lidhur me pyetjen për Veliajn, hetimet paraprake janë duke vazhduar.

Për zotin Arben Ahmetaj janë ndjekur të gjitha daljet e tij publike dhe ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Unë nuk dorëzohem, nuk jam një njeri që dorëzohem. Unë u bëj ballë sfidave për një gjë të jeni të sigurt, që unë do të vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit”, tha Altin Dumani./abcnewes.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!