Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debati për Zgjedhoren/ Gjiknuri: I kotë, të gjitha partitë të përfshira! Procesi transparent

schedule10:38 - 27 Tetor, 2025

schedule 10:38 - 27 Tetor, 2025

Si bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, edhe më parë, Damian Gjiknuri foli për proces transparent, ndërsa theksoi se në këtë komision të sapo votuar në kuvend, të gjitha partitë do të jenë të përfshira.

“Në këtë zhurmën që bëhet harrohen disa detaje. Meqenëse marrë me hartimin e atij vendimi për komisionin, e para të gjithë partitë janë të përfaqësuara, çështja e votës është irrelevante se ky komision nuk ka një lloj të tillë në parlamentin shqiptar, votën e ka të barazvlefshme me veton e bashkëkryetarit. Veton dhe votën e kanë dy forcat e mëdha. Të gjitha partitë kanë të drejtë të kenë anëtarë dhe të bëjnë propozime si të tjerët.

Çdo anëtar i çdo partie ka të njëjtat të drejta. Vendimet merren me veton e bashkëkryetarëve. Nuk është hera e parë që bëhet kështu, kur ka pasur shumë parti edhe në 2017, është zgjedhur një tresh holl. Më vjen keq që hidhen insinuata të tilla, që partitë e vogla tentojnë të gjejnë fajin nga sistemi, duke harruar që vetë janë produkt i atij sistemi. Ky s’ka mandat që të ndryshojë Kushtetutën. Gjithçka do të jetë transparente, me prezencën e ODIHR. ” tha Gjiknuri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!